Vendndodhja:
Hoteli Calido Maris është i lokalizuar në zonën e Sides, 15 km nga Avsallar, 23km nga Side, 15km Manavgat, 40km Alanya dhe 75km nga aeroporti Gazipasa-s dhe 150m larg plazhit me gurë dhe rërë.
Akomodimi:
Calido Maris ofron për mysafirët e saj 426 dhoma të dekoruara me stil modern, me dritë të bollshme nga natyra, me orendi më komode dhe moderne, ballkonet shumë të këndshme ku mund të shijoni ajrin e freskët të Mediteranit. Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti. Dhomat e lartëpërmendura janë të pajisura me kondicioner, telefon, kasafortë, televizion e satelitor, muzikë, frigorifer të vogël, tharëse për flokë, banjon dhe tualetin, terracën dhe ballkonin, ku këtu do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për një pushimë të këndshëm.
Restorantet & Baret:
Restorantet:
Hoteli Calido Maris ofron kuzhinën më të mirë tradicionale turke dhe ndërkombëtare në një atmosferë shumë komode, moderne e gjithëpërfshirëse . Përveç restorantit kryesor në të cilën shërbehet mëngjesi dhe mëngjesi i vonshëm, dreka, snacku, darka dhe supa e mesnatës, hoteli ofron edhe dy restorante Al a Carte me ushqim të pasur tradicional ottoman dhe restorantin italian.
Al a Carte restorantet janë :
Restoranti Italian – shërben kuzhinën tradicionale italiane me ushqimet më njohura dhe më të mira të këtij vendi.
Restoranti Ottoman – shërben kuzhinën tradicionale turke me një llojllojshmëri ushqimesh.
Calido Maris ka një përzierje perfekte të kuzhinave trandicionale turke dhe atyre ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse vetëm për shijen tuaj.