Vendndodhja:
Iberotel Palace ndodhet 6.2 km larg nga Naama Bay si edhe 12 km larg nga Aeroporti Nderkombetar I Sharm el Sheikh. Hoteli ofron parking pa pagese si edhe transport nga Aeroporti ne Hotel ose anasjelltas me nje kosto ekstra.
Akomodimi:
Hoteli ka 263 dhoma. Te gjitha dhomat jane te pajisura me ballkon ose tarrace te cilat ofrojne pamje nga pishina, pamje anesore nga deti ose nga kopeshti. Hoteli ofron dhe dhoma familjare qe komunikojne me njera tjetren.
Restorante dhe Bare:
Iberotel Palace ofron 8 restorante dhe bare ku klientet do te shijojne kuzhine nderkombetare nen tingujt e muzikes dhe argetimit. Gjithashtu mund te zgjedhin prodhime deti, specialitete te kuzhines italjane, prodhime mishi si edhe te shijojne larmishmerine e kokteleve prane pishines.
Facilitete:
Pishine per te rritur dhe per femije, qender fitness, qender SPA, sallon bukurie, Jacuzzi, sauna, ajer te kondicionuar, sherbim transporti, kasaforte, suite per te sapomartuarit, sherbim ne dhome, lavanderi, sporte ujore, volejboll ne plazh, loje me shigjeta.