Kopenhagen
Kopenhagen është kryeqyteti i Danimarkës dhe qyteti më i populluar i saj, me një popullsi urbane prej 1.246.611 (1 janar 2014) dhe një popullsi metropolitane prej 1.992.114 (1 janar 2015). Ajo ndodhet në bregdetin lindor të ishullit Zeland, 42 km në veri-perëndim të qytetit Malmoe , Suedi dhe 164 km në veri-lindje të qytetit Odense. Qyteti është qendra kulturore, ekonomike dhe qeveritare e Danimarkës.