Lituani
Lituania , zyrtarisht Republika e Lituanisë, është një shtet në Europën Veriore. Ajo është një nga tre shtetet balltike, dhe ndodhet përgjatë bregut juglindor të Detit Balltik, në lindje të Suedisë dhe Danimarkës. Ajo kufizohet nga Letonia në veri, Bjellorusia në lindje dhe në jug, Polonia në jug, dhe Provinca e Kalinigradit në jugperëndim. Lituania ka një popullsi prej 2.9 milion banorë (2015), dhe kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh është Vilnus . Lituanezët janë një popull balltik. Gjuha zyrtare, lituanishtja, së bashku me letonishten, janë dy gjuhët e vetme të gjalla të degës Balltike, të familjes së gjuhëve indo-evropiane.