Prage
Praga është kryeqyteti i Cekise e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listen e qyteteve me te medha te Bashkimit Europian . Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1,3 milion banorësh. Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.