Viena
Viena është kryeqyteti i Austrise dhe poashtu një shtet federal . Më 2011 Viena kishte mbi 1.700.000 banorë dhe është qyteti me popullsinë më të madhe në Austri. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgeve dhe Kalaja e Shënbrunit janë që nga viti 2001 të mbrojtur në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja. Monumentet historike më të famshëm janë Katedralja e Shtjefënit, Rrota e Madhe , Kalaja e Shënbrunit dhe Opera Kombëtare .