Berat dhe Apolloni
Nisja nga Vlora ne mengjes rreth ores 08.30 per në Berat.Mberritja ne Berat rreth 11.00.Fillojme vizitat tona ne Berat pjese e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Berati ndodhet në këmbët e malit Tomorr dhe në brigjet e lumit Osum. Berati është i njohur për shtëpitë e tij të larë në të bardhë - me dritaret që duket se janë ndërtuar mbi njëri-tjetrit, nga te cilet kane marre emrin "qyteti i njëmijë dritareve". Qyteti ruan akoma një stil unik të arkitekturës, me rrugët e ngushta të shtruara me gur .Do të vizitojmë Kalanë , Kishën e Shën Maries që është kthyer ne Muzeun Onufri, e cila përmban një koleksion të ikonave .Onufri, sipas te cilit eshte emëruar ky muze, ishte një mjeshtër shqiptar i pictures i shekullit të 16, që ka pikturuar shumë ikona kishtare në Shqipëri dhe Greqi dhe është i famshëm për ngjyrën e kuqe qe mban emrin e tij . Berati është gjithashtu i njohur pasi dy nga Biblat më të vjetra " Dhiata e Re ", njëra nga shekulli i 6-të dhe tjetra nga të shekullit të 9-të pas Krishtit, janë gjetur këtu .
-Dreka mund të jetë në një shtëpi tradicionale brenda në kështjellës .
Pas drekës nisje për në qytetin e lashtë të Apollonisë .Udhetimi zgjat rreth 1.30 min.Apollonia eshte nje nga qendrat më të rëndësishme antike në periudhen romake . Në shekullin e parë para Krishtit, Octavian Augustus ka studiuar filozofi atje deri sa ai dëgjoi lajmin për vrasjen e Çezarit në Senat dhe u kthye per tu bërë perandori i ardhshëm.
-Vizitë e qytetit dhe ne manastirin ortodoks i shendërruar në muze arkeologjik.
Pasdite vone nisja per ne Vlore. Fundi i shërbimit tonë.
Perfshihet ne cmim:
-Transport me nje autobus me ajër të kondicionuar
-Guidë në gjuhen shqipe
Nuk Perfshin
-Biletat e hyrjeve ne monumentet e lartpërmendura
-Dreka