Cote D azure
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Gjenevë. Nisja nga Tirana në orën 15.55. Mbërritja në Gjenevë në orën 18.10. Vizitën në kryeqëndrën e Romandisë do ta fillojmë nga godina e OKB-së dhe simboli i paqes shumë interesant që gjendet aty. Më pas do të shkojmë në qendër të qytetit dhe gillimisht do të ndalemi tek Monumenti i Karl Brunsvik-ut. Më pas do të kalojmë lumin Ronë, i cili do na shoqërojë shumicën e udhëtimit tonë dhe do dalim në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Pasi të futemi në qytet dhe të shëtisim në rrugen me famë botërore Rue de Rhône që njihet si rruga e orave lluksoze, më vonë do të shkojmë në pjesën mesjetare të Gjenevës dhe do të filllojmë të ngjitemi lartë në pjesën e epërme të qytetit. Fillimisht do të ndalemi në sheshin Bourg-de-four, i mbushur me kafe dhe shatervane dhe ku gjendet gjykata e karte Kantonale. Nëpërmjet rrugës së Bashkisë do të dalim tek sheshi ku gjendet bashkia e sotme e qytetit si dhe Muzeu i Armëve antike. Më vonë do të dalim tek sheshi ku gjendet Katedralja Kalviniste e Shën Pjetrit. Në fund do të zbresim në kopshtin anglez pergjatë liqenit ku do shohim simbolin e orës me lule, një simbolikë që lidhet me statusin e Gjenevës si kryeqyteti botëror i orave, si dhe simbolin e bashkimit të Gjenevës ne Zvicër ne 1814-ën. Nga kopshti anglez do të nisemi për në Lion të Francës. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbërritja në Lion. Sistemimi dhe fjetje në Lion të Francës.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitën e parë në qytet do ta nisim nga Sheshi i Luigji Pradelit, ku gjendet Opera e Lionit si dhe Bashkia e qytetit. Më vonë do të dalim tek sheshi Tero ku gjendet shatërvani shumë i bukur Bartoldi. Më vonë do të ecim në këmbë deri në Sheshin Belekur, në lagjen Ainay, një nga sheshet më të mëdha të Francës ku gjendet shtatorja e Mbretit Diell, Luigjit të XIV-të. Në këmbë do të kalojmë urën e Bonapartit dhe do të dalim në qytetin e vjetër të Lionit për ta zbuluar atë me rrugicat e ngushta të tijë. Aty gjendet katedralja gotike e mrekullueshme e Gjon Pagëzorit, Sheshi i Qeverisë etj. Në fund do ngjitemi në nivel për të shkuar në qytetin e sipërm, aty ku gjendet historia 2000 vjeçare e qytetit të Lionit dhe fillimisht do të vizitojmë bazilikën e Shën Mërisë së Fuvrierë dhe pak më vonë, rrënojat e qytetit romak Lugdunum ku gjendet Teatri Galo-Romak, Tempulli i Sibelit si dhe Odeoni. Paradite do të nisemi për në ish qytetin Papal, në Avinjon. Mbërritja në Avinjon. Vizitë e pallatit Papal si edhe urës së famshme të qytetit. Vazhdimi udhëtimit për në Marsejë. Mbërritje në Marsejë. Vizitën e qytetit të Marsejës do ta fillojmë nga pika më e lartë panoramike, nga simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde. Më vonë do të zbresim në portin e vjetër dhe në fund do të shkojmë tek Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Nisja për në Nisë. Mbërritje në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e shkurtër e qytetit të Nisës. Do ta fillojmë shëtitjen tone nga Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi. Më pas do të futemi në qytetin e vjetër të qytetit, në katedralen e Nisës dhe Sheshin e Drejtësisë me ndërtimet që ai ka. Do të dalim pastaj tek Bulevardi i Anglezëve, në një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, për të parë hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco. Në fund do të rikthehemi tek Bulevardi i Pavjonit dhe do të përfundojmë tek sheshi Massena. Paradite nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo dhe do të fillojmë nga shëtitjen nga Shkëmbi i Monakos. Aty gjendet Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël. Pastaj do të zbresim në Lungomaren e Albertit të I-rë, aty ku zhvillohen garat e Formula 1-shit. Do të ngjitemi pastaj tek Sheshi i Kazinos, për të parë kazinon që e bëri të pasur këtë principatë. Gjatë drekës nisja për në Gjenova. Vizitë e shkurtër në Gjenova dhe në fillim do të fillojmë nga sheshi Caricamento ku gjendet shtatorja e Rafaele Rubatino-s. Prej andej do të dalim tek rruga e Garibaldit, e cila është pjesë e UNESCO-s sepse në të janë ndërtuar pallatet më të bukura aristokratike të Gjenovas. Prej andej do të dalim në sheshin qëndror të qytetit në Sheshin De Ferrari ku gjenden Opera Karlo Feliçe, Muzeu i akademisë linguistike dhe i arteve të bukura, Pallati i Dukës. Do të dalim pastaj tek rruga e Shën Lorencit dhe do vizitojmë Katedralen e qytetit me të njëjtin emër dhe nëpërmjet të njëjtës rruge do të dalim tek Porta Soprana dhe pak me poshtë tek shtëpia e Kristofor Kolombit. Në fund, me autobus do të shkojmë tek Sheshi i Fitores ku do shohim harkun e triufit të qytetit. Nisja për në Milano. Mbërritja në Milano. Vizitë e shkurtër në Milano ku fillimisht do të ndalojmë tek pallati mesjetar i familjes Sforca, Pallati Sforçesko. Do shëtisim në rrugën Dante, ku në fillim të saj është shtatorja e Xhiuzepe Garibaldit. Nëpërmjet rrugës tregtare Dante do të dalim në sheshin qëndror të qytetit, aty ku gjendet Katedralja e Milanos. Ngjitur më të është qendra tregtare e para e Italisë dhe e qytetit. Në atë zonë gjendet edhe Opera e La Skalas si dhe shtatorja e gjeniut Italian Leonardo Da Vinçit. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Malpensas. Fluturimi Milano - Tiranë direkt. Nisja nga Milano në orën 09.40. Mbërritja në Tiranë në orën 11.30.
Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Gjenevë dhe Milano - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.