INDI
Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Doha - Delhi. Nisja nga Shkupi në orën 12.25, Mbrritja në Doha në orën 18.20. Fluturimi me kompanine Ajrore Qatar Airways. Nisja nga Doha më 19.45. Mbrritja në Delhi në orën 01.55. Fluturimi Doha - Delhi me kompanine ajrore Qatar Airways. Pritja në Aeroportin e Delhit. Transferimi me autobus komod për në hotel. Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Nisja për në Qutub Minar. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Vazhdon udhëtimi për në Delhi. Mbrritje në Delhi. Të lirë pë Shopping. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi ne Hotel. Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Aeroport. Nisja nga Delhi në orën 10.00, Mbrritja në Doha në orën 11.55. Fluturimi Delhi - Doha është me Qatar Airways. Transferta për në Doha, Katar. Sistemimi në Hotel. Pasdite, Vizitë: Katara Village, Pazari Skiftrëve, Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Xhaminë e Madhe, Pearl Qatar, Muzeumi Artit Islamik. Fjetje në Hotel.
Dita e Tetë: Transferta për në Aeroport. Nisja nga Doha në orën 07.00, Mbrritja në Shkup në orën 11.15. Fluturimi Doha - Shkup është me Qatar Airways. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë. Mbrritja në Shqipëri.
Nisja më 30 Mars
Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Shkup - Delhi nëpërmjet Doha me Qatar Airways.
-Akomodimi në hotele 4* dhe 5*.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Indi dhe Katar me autobus.
-Guidë Shqiptare dhe të Huaj gjatë gjithë Udhëtimit.
-Transferta Vajtje - Ardhje nga Tirana për në Shkup.
-Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Programet Opsionale.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Indi dhe Katar.
4. Viza e Hyrjes në Indi 30 Euro dhe Viza e Hyrjes në Katar.