Kruje dhe Durres
Nisja per ne Kruje ne oren 07.30,udhetimi zgjat rreth 2.30 min,pushime te shkurtra gjate rruges.
Mberitje ne Kruje
Do të vizitohet Muzeu i Skenderbeut dhe ai Etnografik i pajisur me pothuajse të gjitha sendet origjinale nga fundi i shekullit të 19-të. Së fundi do të ecim nëpër Çarshinë e famshme të Krujës , që është plot me punime tradicionale dhe suvenire.
Kruja ka qënë qëndër e rezistencës shqiptare kundër osmanëve nën komandën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Ai nuk lejoi ushtrinë osmane te kalonte kufirin e Evropës Perëndimore për 25 vjet, duke fituar titullin e "Athleta Christi", dhënë nga Papa në atë kohë.
Dreka e lire ne qytet.
-Nisja pasdite per ne Durres ,një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri .Vizitojmë disa prej mbetjeve të tilla si amfiteatri, forumi, muzeu arkeologjik, kulla veneciane dhe muret e jashtme.
Qyteti u themelua në vitin 627 para Krishtit me emrin Epidamnus nga grekët e ardhur nga Korkyra (Korfuzi i sotëm) dhe nga Korinti. Autorët grekë dhe romakë kanë quajtur "Qyteti i adhurimit" për shkak te tempujve, statujave dhe monumenteve të tjera.
-pushim per kafe në një nga baret panoramike,nisja per ne Vlore . Fundi i shërbimit tone
Paketa perfshin:
- Transport me autobus
- Guidë në gjuhen shqipe.
Nuk Perfshihet
-Biletat e hyrjeve ne muzeume
-Dreka