Selanik dhe Meteora
Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 3.00 drejt Selanikut, Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi nga Pika kufitare e Kapshticës. Vizitëe shkurtër në Kostur. Vazhdimi i udhëtimit për në Selanik. Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdimi i udhëtmit për në Katerini. Vizitë dhe Shëtitje e lirë në Katerini. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel, buzë detit, në Rivierën Olimpike.
Dita e Dytë: Mengjesi në hotel, Plazh në Rivierën Olimpike.
Dita e Tretë: Mengjesi në hotel. Nisja për Larisa. Viztë e shkurtër në Larisa. Vazhdon udhëtimi për në Meteora. Vizitë panoramike e 2 prej manastireve më të famshëm të Meteorës. zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO, Vazhdon udhëtimi për në Janinë. Vizitë panoramike e Janinës, ku do vizitohen: Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret dhe Xhamitë e vjetra. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.
Nisje më 3, 10 Korrik.
Kujdes:
Nga 1 Janari 2018, në të gjithë Hotelet e Greqisë aplikohet Taksë lokale Qëndrimi.
Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel.
Taksat janë:
• Hotel 5*: €4.00 për dhomë në natë
• Hotel 4*: €3.00 për dhomë në natë
• Hotel 3*: €1.50 për dhomë në natë
• Hotel 2* dhe 1*: €0.50 për dhomë në natë
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi në hotel
-Mëngjes në Hotel.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.