Stamboll dhe Cappadocia
Dita e Parë:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja në 02.20 te mengjesit. Mbrritja në Stamboll në 06.00.
Transferta nga aeroporti në Hotel Aspen.
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit vizitë në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmed Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 13 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 5 Euro - Qëndrimi 2 orë.
Kthimi në Hotel.
Darke dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Fluturimi për në Kayseri.
Nisja në 06:20.
Mbrritja në Kayseri në 07:40.
Transfertë me autobus për në zonën turistike të Kapadokias.
Ndalesë në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.
Në Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri, delfini etj.
Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.
Vizitohet Punishte Qeramike në Aktepe.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 20 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve. interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Pas dite vizitohet Pashabag.
Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si "Lugina e Murgjve" është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Hyrja 2.5 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Vizitë në Luginën e Dashurisë.
Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në hotel.
Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Hyrja – 70 Euro me Rezervim paraprak dhe 90 Euro me Rezervim gjatë udhëtimit – Qëndrimi 1 orë
Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Hyrja 2 Euro – Qëndrimi 30 minutë
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.
Vizitë në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale.
Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orë
Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Hyrja 20 Euro për motorr per 1 ose 2 personë – Qëndrimi 2 orë
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Goreme
Vendbanimi më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë për tokën vullkanike dhe historinë.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Vazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli.
Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu.
Hyrja 6 Euro – Qëndri mi 30 minuta
Transfertë me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.
Nisja nga Kayseri në 16.10.
Mbrritja në aeroportin e Rinasit në 22.00
Në pagesë përfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll - Kayseri -Stamboll - Tiranë.- Akomodimi në Hotel Aspen 4* në Stamboll- Akomodimi në Hotel Dinler 5* në Cappadocia.- Mëngjeset dhe darkat sipas programit.- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus- Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit